Vjedhja spektakolare në mes të festës

Bota

Bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 3 milionë euro, 10,000 euro kesh, iu vodhën pak ditë më parë mesfushorit italian të Paris Saint Germain, Marco Verratti dhe ish-sulmuesit brazilian Ronaldo Nazário.

Policia ka arrestuar një ditë më parë dy autorët e dyshuar për grabitjen, ndërsa po zbrisnin nga trageti me një makinë me të cilën ishin larguar nga ishulli.

Gjatë arrestimit, atyre u janë gjetur me vete pjesa më e madhe e bizhuterive të vjedhura, të cilat i kishin fshehur në makinë.
Sipas mediave fqinje, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një bande shqiptarësh dhe spanjollësh, të cilët kanë rekorde të mëparshme vjedhjesh në banesa të pasurish.

Hajdutët kanë hyrë nga disa dritare që ishin të hapura në pjesën e sipërme të vilës, një shtëpi luksoze në Cala Jondal, në qytetin Sant Josep de sa Talaia. Në momentin e grabitjes, në katine parë të vilës ishte duke u zhvilluar një festë, ku ishte i ftuar Marco Verratti i futbollistit Ronaldo Nazário, së bashku me partneren dhe miq të tjerë.

 

 

 

Hajdutët plaçkitën vetëm pjesën e sipërme të vilës dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Operacioni i policisë është ende i hapur për të arrestuar pjesën tjetër të anëtarëve të bandës dhe për të zbuluar nëse ata kanë zgjedhur rastësisht vilën e futbollistit mes shtëpive të tjera luksoze të pushimit në ishull, apo nëse kanë pasur informacion paraprak dhe kanë shkuar për ta grabitur.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?