Vokshi padit ministren Arsimit

Aktualitet

Deputetja Albana Vokshi në një komunikim për mediat tha se këtë të mërkurë ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë ndaj ministres së Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat u dolën para provimeve.“Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi nuk ishte. Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen do ishte mirë nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen”, tha ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?