NËNËS-Poezi nga Feti Zeneli

Poezi
NËNËS
Bosht të dritës zgjedh një fjalë,
Sublime si drita vetë,
Që dhe Zoti më ngadalë,
Ta rrotulloj këtë jetë.
Që në prehër yjesh – kokën,
Ta vendos çdo ëndërr biri,
Rreth këtij boshti dhe tokën,
Veç në dritë ta shohi syri…
Duke pritur të trokiste
Orë e gjumit të vonuar,
Nëpër sy zuri të ndriste
Një dashuri e pashuar.
Galaktikë zemrash – nëna,
Dritëndezur sa herë rreh.
Nga dritë e saja merr hëna
Kur nuk ka se me çfarë sheh.
Diell që s’perëndon kurrë,
Ylberi që ke tek sytë.
Lind e gjersa bëhesh burrë
Shpirti i saj të mbush me dritë.
Veç ajo di ç’është dhimbja,
Ç’është fjala që lëndon,
Ç’është përballja, çështë bindja,
Këshilla: “Kurrë s’është vonë!
Mbaji kryet lart përherë,
Mos t’i ulë kurrë trishtimi!”
Zëri i nënës vjen si erë,
Të hap sytë me dritë agimi.
Qoftë në terrin më të zi
Apo çdo vetmi mbi tokë,
Dritë e nënës vjen e rri
Përkëdhelje nëpër flokë…
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?