Romelu Lukaku zbarkoi në Milano në orët e para të mëngjesit, i buzëqeshur, ku nuk nguroi as të pozojë me shallin zikaltër. E mërkura pritet të jetë një ditë intensive për sulmuesin belg pasi do ti nënshtrohet vizitave mjekësorë, më pas firma mbi kontratë. Ashtu siç pritej, tifozët zikaltër, ata ultras, nuk ishin të pranishëm për ta pritur në aeroport, por ky fakt nuk fsheh dot gëzimin e tij për këtë rikthim në Milano, ishte një transferim që e dëshironte me çdo kusht dhe bëri gjithçka për ta realizuar:
Romelu Lukaku will complete his medical today ahead of officially being announced as an Inter Milan player 📸 pic.twitter.com/dEJjH781Uc
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 29, 2022