Rama: “Sot 97 % e qumështit që konsumohet prodhohet në vend”

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin  e zhvilluar mes ekspertëve shqiptarë e të huaj, ku u diskutua për bujqësinë dhe teknologjinë.

“Nuk diskutohet që shteti të bëjë më mirë. Nuk është çështje e mënyrë se si ne financojmë. Ne kemi bërë një ndryshim të konsiderueshëm në mënyrën e financimit. Subvencioni i mbijetesës do të thotë pamundësi për të dalë nga ai rreth vicioz. Në Shqipëri sot, punohet më shumë se sa dyfishi i tokës që punohej përpara gjashtë shtatë vitesh. Raporti Eksprot-import ka një ndryshim domethënës. E kemi nisur një me shtatë, një skandal kjo. Një eksport shtatë importe, sot jemi 1 me 3. Sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon, tani më thoni ku ikën. Nëse e shohim realitetin me shifrat e konsumit, atëherë na dalin pyetje të tjera. Sot 97 % e qumështit që konsumet prodhohet në vend, gjë që nuk ishte e vërtetë disa vite më parë”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri u ndal edhe tek sektori i peshkimit duke u shprehur se sot ka një ndryshim tërësor.

“Sot jemi në 125 mln, ambicia është që peshkimi të shkojë në 300 mln. Dihet që objektivi 1 mld eksporte të kombinuara bujqësi , peshkim. Dhe në këtë mënyrë hymë në bujqësinë sipërmarrëse në shkallë të gjerë”, tha më tej Rama.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?