Erdogan: Nuk e takoj Mitsotakis derisa t’i thërrasin mendjes!

Bota

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur retorikën e rrezikshme kundër Greqisë vetëm pak orë para se të nisej për në samitin e NATO-s në Madrid.

Në fjalën e tij para mediave Presidenti turk theksoi se dera e vendit të tij ndaj Greqisë mbetet e mbyllur, duke theksuar se me këtë qëndrim “grekët do t’i thërrasin mendjes”.

“Ne ua kemi mbyllur derën grekëve, shpresoj që ata t’i thërrasin mendjes. Fuqia më e rëndësishme është Turqia. A mund të përballojë NATO-ja të humbasë një fuqi si Turqia? Turqia e ka përdorur vazhdimisht fuqinë e saj për NATO-n. Jemi të vendosur të vazhdojmë këtë kurs të papajtueshëm”, tha Erdogan duke i bërë karshillëk aleancës në kulmin e tensionit në marrëdhëniet greko-turke.

Ai madje nënvizoi se nuk do ta takojë kreun e qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis në Madrid, duke konfirmuar se plani është anuluar.

 

“Nuk është e mundur që unë të kem një takim dypalësh me zotin Mitsotakis .Ne kishim planifikuar një takim strategjik të nivelit të lartë me Greqinë, por unë e anulova. Nuk mund të bëhet më, ka mbaruar. Ne e mbyllëm këtë derë. Pas kësaj, ata grekët do ta mbledhin mendjen”, u shpreh në vijim Erdogan.

 

 

Presidenti turk tha gjithashtu se sot në mëngjes ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden, i cili ka shprehur dëshirën që të takohet sonte ose nesër në Madrid, në margjinat e samitit të NATO-s.

Për çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike, Erdogan tha se nuk dëshiron fjalë, por vepra.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?