Deklarata e sheikut “çmend” Neymar, braziliani ndez merkaton

Sport

Neymar-PSG po kthehet në një intrigë vere, mjaftoi një deklaratë e sheikut Al-Khelaifi për të dëgjuar emrin e brazilianit sërish në tregun e transferimeve. Pak ditë më parë, Neymar u kujdes për të nxjerr emrin e tij nga merkato, duke i konsideruar lajmet që qarkullonin si “Fake News”, por gjerat me sa duket ka ndryshuar shumë dhe shpejt.

Neymar

Nga Franca bëjnë me dije se situata doli nga kontrolli menjëherë pas deklaratës së bërë nga Al-Khelaifi për “Le Parisien” ku ndër të tjera theksoi: “se disa lojtarë duhet të japin më shumë dhe duhet të jenë më të ndërgjegjshëm që të mos dëmtohen e të mos s’kualifikohen”. Kaq ka mjaftuar që Neymar të udhëzojë agjentin e tij për t’i gjetur një skuadër të re.

Neymar

Nga Franca gjithashtu kanë përpiluar listën e ekipeve që mund të sigurojnë shërbimet e Neymar. Man.United është klubi i parë, me “djajtë e kuq” që e shohin si opsionin ideal për të zëvendësuar C.Ronaldo-n. Chelsea gjithashtu është një opsion konkret në një kohë kur nga Londra u largua Lukaku dhe të njëjtin fat pritet të kenë edhe dy sulmues të tjerë Timo Werner dhe Ziyech. Dy opsione të tjera janë dhe Barcelona, në rast se nuk vjen Lewandowski dhe Juventus.

Neymar1903

Në çdo rast, PSG e vërtetoi me Mbappe se është e vështirë që një lojtar ti largohet kundër dëshirës se klubit. Kujtojmë që Neymar është nën kontratë me PSG dhe përfiton jo pak por afro 50 milionë euro në vit, shifër që vështirë se klubet e lartpërmendura mund ta përballojnë.
(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?