Lefter Gështenja: Dje me kolegen zj. Zheni Gjergji, si përfaqësues të qarkut Elbasanit ishim të ftuar në një aktivitetit në gjimnazin Ibrahim Muça në Librazhd, ku të rinjtë aktivë të qytetit ndanë shqetësimet dhe prioritetet e tyre.
Diskutimi i tyre u fokusua te mungesa e jetës sociale, praktikave të punës së paguar në qytet si dhe mungesës së investimeve në zonat rurale apo pagës së ulët me të cilën punojnë të rinjtë, me të cilën nuk përballojnë dot jetesën si dhe kryerjen e aktiviteteve rinore.
Personalisht ngrita shqetësimin për numrin e madh të klasave kolektive/të kombinuar në Librazhd, 110 të tilla nga 233 klasa që jane gjithjsej, rreth 47%.
Mungesa e laboratorëve në shkolla, mungesa e trajnimeve, kurseve profesionale apo intershipe, largimi i familjeve dhe të rinjve në emigrim, mungesa e punësimit të tyre, mungesa e investimeve në arsim.




Falenderoj organizatorët e këtij aktivitet Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në kuadër të iniciativës “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri”, i cili është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan.
Keqardhje që deputetët e maxhorancës nuk patën kurajo të përballen me të rinjtë.
Kuvendi i Shqipërisë
NDI Albania – National Democratic Institute
Embassy of Switzerland in Albania
OSCE Presence in Albania
IDM.

Total 0 Votes
0
0