Arrestohet në Hungari ‘Pablo Escobar i Brazilit’

Bota

Një trafikant droge , i njohur si ‘Pablo Escobar i Brazilit’ është arrestuar në Hungari, pas ishte në arrati që nga 2020.

Lajmi u bë me dije nga policia në Amerikën e Jugut.

Sergio Roberto de Carvalho i njohur edhe si ‘Kryetari Carvalho’ u arrestua në bashkëpunim me Interpolin dhe policinë hungareze, bëri me dije në një deklaratë Policia Federale e Brazilit, ndërsa e ka cilësuar atë si një nga trafikantët më të mëdhenj ndërkombëtarë sot.

Sipas mediave braziliane, Carvalho është një ish-polic që jeton prej kohësh në Europë me një identitet të rremë.

 

 

 

Sipas deklaratës së policisë tha se më shumë se 500 milionë realë (rreth 100 milionë dollarë) janë sekuestruar nga organizata kriminale që thuhet se drejtonte Carvalho.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?