ZYRTARE/ Odise Roshi qëndron në Turqi

Sport

Odise Roshi ka firmosur në ligën e parë të Turqisë, me skuadrën e Sakaryaspor. Sulmuesi largohet kështu nga Boluspori,  pas një sezoni ku numëron 28 paraqitje.Roshi do fitojë 300 mijë euro në edicion, sakaq kontrata e nënshkruar është 2 vjeçare.

“Më në fund kemi nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Odise Roshin, lojtarin e Kombëtares shqiptare, i cili lujti për Bolusporin” – shkruan klubi.Sakaryaspor e mbylli kampionatin në vendin e parë në ligën e dytë turke, me 84 pikë, duke u ngjitur kështu në të parën. Synimi është arritja në elitë.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?