Publikohen pamje nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Afganistanin, ku deri më tani janë regjistruar të paktën 250 viktima dhe qindra të plagosur.
Siç shihet nga videot, tërmeti ka shkatërruar totalisht shtëpitë, ndërsa njerëzit kanë dalë të tmerruar jashtë. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.
JUST IN 🚨 Afghanistan state-run news agency reports more than 150 people killed in #earthquake in country’s eastern province.
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) June 22, 2022
Tërmeti ndodhi rreth 44 kilometra (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.
Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 kilometra në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.