Berisha mes ekspertëve e diplomatëve në një tryezë diskutimi

Aktualitet

Një tryezë diskutimi me temë: “TË RIKTHEJMË SHQIPËRINË NË RRUGËN EUROPIANE” do të mbahet sot në orën 11.00, ku do të marrë pjesë edhe ish kryeministri, Sali Berisha.

Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian do të diskutohen nga ekspertë, diplomatë, akademikë e gazetarë.

Organizatori i tryezës, deputeti dhe drejtuesi i Sekretariatit për Integrimin në PD, Edmond Spaho shprehet se në tryezë do të shprehet qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj Integrimit Europian, hapjen e negociatave si edhe do të diskutohen probleme të cilat kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, krimin, korrupsionin, ekonominë, administratën publike, etj, si kritere themelore për hapjen e negociatave”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?