Kryeministrja e Finlandës mbërrin në Tiranë, pritet me tapet të kuq nga Rama

Aktualitet Politike

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Kryeministrja Marin është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Pas Himnit, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq, ku që të dy janë përshëndetur dhe delegacionet, për t’iu drejtuar më pas zyrës së kryeministrit Rama.

Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s ,pas agresionit rus të nisur në Ukrainë.

 

 

 

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?