Rrëfimi i rrallë i Papavramit për ‘News24’: Kadare bëri vepër të rrezikshme

Kulture

Violonisti Tedi Papavrami rrëfen punën për përkthimin e veprës së Ismail Kadarese në frëngjisht, duke u ndalur te raporti i regjimit me artistin.

Në një intervistë për News24 me gazetaren Fatmira Nikolli, Papavrami që iku i vogël nga Shqipëria zbulon përmes librit të Kadaresë presionin e regjimit për intelektualët e dhe frikerat.

-Fole për violinën si konstante të pandryshuar. Jeni në fakt një binom i pandarë. Pse Bethoveni?

Është një kompozitor i pashmangshëm. Është njëkohësisht njerëzor dhe novator, ekspresiv, ka shpikur romantizimin. Është një figurë me një sinqeritet e fisnikëri në muzikën e tij që janë të pakrahasueshme. Edhe në sonaten me të vogël sa herë to kthehesh zbulon diçka të re sepse ka një autenticitet të pangaterrueshem.

 

 

 

-Vite më parë ju keni publikuar librin me kujtime, ku ndatë shumë detaje personale. Ikjen e bujshme, fëmijërinë tuaj. A ishte nevojë, a ishte çlirim? A u çliruat?

Duhet pak kohë dhe nuk është personaliteti im të tregoj shumë. Libri luan shumë rol sepse aty kam rrëfyer gjëra intime që është vështirë ti ndash. Jeta ime si jeta e çdo njeriu shkon drejt një lloj çlirimi sepse në fund të fundit është e shkurtër dhe kemi shumë mure që na pengojnë të gjejmë vetveten.

-Një njeri i muzikës që vendos të merret me librin e përkthimin e Ismail Kadaresë në gjuhën frënge. Si ka ardhur ky proces sidomos te libri i fundit, “Kur sunduesit grinden” që tregon raportet e individit me pushtetin në kohë të mungesës totale të lirisë?

Kam përkthyer rreth 12 a 14 libra që nga viti 2000. Jam munduar ti jap parfumin e origjinalit. Qe një kënaqësi e madhe që perktheva “Kur sunduesit grinden” sepse kishte aty kujtime dhe shpjegime të jetës sime këtu kur si fëmijë nuk kuptoja çfarë ndodhte në prapaskenat e qeverisjes.

-Ju ringjalli kujtime, ju ringjalli frikera?

Jo. Më tepër shpjegime për gjëra që i kisha parë me sy fëmijëror kur shkoja në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe shihja emra të njohur. Madje ndërsa këtu shoh se si kanë jetuar këta njerëz, me çfarë frikerash. Plus që më interesonte raporti mes artistit dhe diktaturës që është tema kryesore e librit dhe tregohet në mënyrë të veçantë dhe u mirëprit shumë në frëngjisht.

-Ky raport i invidit intelektual me pushtetin a na bën të kuptojmë më shumë, apo na bën të reflektojmë mbi artistin në diktaturë si I përdorshëm nga pushteti për nevoja propagandë, si artist i sistemit apo si artisti që sulmon sistemin?

Them se kjo e fundit është gjëja më e rëndësishme për një vend si Shqipëria me një të kaluar të gjatë në diktaturë.

– Ka dy qasje sot për artistët që kanë punuar e jetuar në Shqipëri para 1990-es. Në një anë thuhet se arti u bë vetëm në atë kohë dhe në një tjeter se ai art që vetëm ideologji e propagandë. Si mund të jemi më të unifikuar në qëndrime?

Në fushën e muzikës për fat të mirë sidomos kur je interpretues i shpetoje pengesave që të vë diktatura. Qaheshim vetëm që s’mund të interepretonim gjithë veprat. Pengesa më e madhe ishte mos dalja nga vendi që ishte dëm se kishe vetëm 1 skenë. Sa i takon krijuesve sigurisht kanë patur pengesa të mëdha. Unë e di se që Kadarese I është bërë i janë thënë dy tendencat që thatë, i janë aplikuar. Ka njerëz qe janë shume kritike sepse ka shkruar ndonjë vjershë që shkonte me rrymën ndërkohë që ka shkruar edhe vepra që kanë qenë jashtëzakonisht të fuqishme e të rrezikshme për të dhe që e denonconin regjimin në mënyrë të paparë. Duhen parë me imtësi. Tungjatjeta çdo rast është i veçantë.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?