Fushë-Arrëz/ Zgjedhjet në strukturat e PS, individë me rekorde kriminale propozohen për drejtues të tyre

Aktualitet

Zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023, ka shumë mundësi që do jenë një “dejà vu” e proceseve të mëparshme, ku forcat politike do maten me muskuj elektoral dhe jo me programe konkrete. Këtë zhvillim e paralajmëron partia-shtet, e cila në fazën e ristrukturimit të saj, dëshmon qartazi se nuk heq dorë nga vesi i saj i bashkëpunimit me individë dhe faktorë të botës së krimit.

Zgjedhjet që po përgatiten në strukturat e PS janë një alarm i vërtetë për standardin e këtyre, pasi individë problematikë,  me background dhe rekorde kriminale po propozohen për kryetar të degëve të kësaj partie.

Një rast i tillë ka ndodhur të premten në Fushë-Arrëz, ku në prezencë të kryeparlamentares Nikolla dhe përfaqësuesit politik të qendrës Blendi Klosi është propozuar për kandidat (me shumë gjasa mund të jetë kryetari i kësaj force politike për Fushë-Arrëzin), Ervin Doda, djali i nënkryetarit të bashkisë në periudhën 2015-2020, i cili para pak vitesh ka qenë pasqyrim i kronikës së zezë në të gjitha mediat, pasi ka tentuar të vrasë një bashkëqytetar të tijin.

I shpallur në kërkim disa mujor, me akuzën e tentativës për vrasje, çështja e tij është mbyllur, pasi i ati i tij, me detyrë zv.kryetar bashkie ka shfrytëzuar influencën e postit dhe në bashkëpunim me individë të korruptuar në prokuroinë e Pukës, ka bërë të mundur mbylljen e çështjes.

Nuk është rastësore kjo situatë, pasi ardhja e individëve të tillë në krye të degëve lokale të PS, ka një qëllim ogurzi, pasi synohet të ushtrohet presion mbi zgjedhësit dhe të intimidohen votuesit.

PS-ja, këtë mekanizëm të bashkëpunimit me “të fortët”, e ka strategji të sajën që nga ardhja në pushtet më 2013, ku një sërë deputetësh, kryebashkiakësh dhe zyrtarësh janë evidentuar dhe kanë rënë në sitën e ligjit të dekriminalizmit, duke dëshmuar qartësisht filozofinë e këtij subjekti politik me botën e krimit.

Ervin Doda, është njëri prej tyre dhe mjafton të klikosh në shtypin e datës 26 shkurt 2016 dhe emri i tij është kryelajm i ditës, për atentatin ndaj bashkëqytetarit në qytetin e Fushë-Arrëzit.

Përballë një situate të tillë, padyshim që reagimi i shoqërisë duhet të jetë i fuqishëm (në mungesë të “fair play-it ”politik), duke mos lejuar afimimin e të tillë individëve në asnjë strukturë  politike dhe shoqërore, pasi përvoja ka treguar se eksponencimi i tyre vjen për qëllime elektoraliste dhe ka për synim zaptimin e institucioneve përmes dhunimit dhe shantazhimit të zgjedhësve.

http://www.panorama.com.al/te-shtena-me-arme-ne-fushe-arrez-nje-person-i-shpeton-atentatit/

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?