Berisha: Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull!

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Forumin e IX-të Global, në Azerbajxhan, se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën, ndërsa kujtoi zotimin e Presidentit serb në parlament pak ditë më parë.

Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia do të zgjerohet e do bëhet më e madhe.

Sipas Berishës Serbia nuk kërcënohet nga askush ndërsa për furnizimet me armë kineze e ruse, kreu i PD e sheh si shqetësim të madh.

“Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tre ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe.

 

 

 

Millosheviç ishte lider i madh por kreu disa gabime, po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, askush nuk e kërcënon serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.”-tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?