Kokaina me foton e Gokut në kontejnerin me mish nga Brazili

Aktualitet

Zbulohet itinerari i anijes së kontejnerëve “Contship Eco” ku u zbuluan mbi 45 kg kokainë mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se më datë 12 qershor anija e nisur nga Brazili ka hyrë në portin e Pireut, Greqi dhe më 13 është nisur nga ky port për në Shqipëri.

Anija figuron me flamur liberian, teksa ngarkesa sipas policisë shqiptare kishte destinacion Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një kontejner të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, ku ishte administrator një shtetas nga Kosova.

Operacioni erdhi pas analizës së riskut nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi kosovar, Arben Ferizi, administratori i kompanisë, që porositi mishin e pulës nga Brazili
Gjithashtu, është arrestuar nga policia edhe agjenti doganor në Portin e Durrësit, i kontraktuar nga kompania, shtetasi Egert Vargu

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?