Rama për zjarret: Nuk kemi asgjë për të thënë!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për situatën nga zjarri në ishullin e Sazanit.

Rama shkruan se për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh në Greqi e kudo tjetër në kushtet e zjarreve ku po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë!

Sipas tij, janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, vetëm llafe.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, shkruan Rama.

Rama Fb
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?