Princ Leka uron Shkëlqesinë e Tij, Imzot Dodaj (FOTO)

Aktualitet Shkrime Te tjera
Në audiencën që pati mirësinë të më akordojë, e urova Shkëlqesinë e Tij, Imzot Dodaj, për detyrën e rëndësishme që ka marrë përsipër si arqipeshkv metropolitan i Tiranës dhe Durresit.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
I shpreha Monsinjorit rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm që, sipas Familjes mbretërore, institucionet fetare kanë për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave shpirtërore dhe morale në shoqërinë e trazuar shqiptare.
Ndava me Imzot Dodajn lidhjet e hershme dhe të ngushta të Familjes mbretërore me kishën katolike dhe me klerin e saj, të cilat kulmuan me martesën e Mbretëreshës Geraldinë, një katolike e devotshme, me gjyshin tim. Mes këtyre pikëtakimeve të shumta, kujtuam Dom Nikollë Sheldinë, i dekoruar nga Mbreti Zog si Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, dhe të Lumin Dom Shtjefën Kurti, kapelan i Mbretëreshës Geraldinë pas ardhjes së saj në Shqipëri.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Kisha katolike dhe bashkësia katolike në Shqipëri janë një gurthemeli i ngrehinës tonë kombëtare dhe përbëjnë një urë jashtëzakonisht të rëndësishme drejt të ardhmes tonë europiane.
Jam i sigurt që, nën udhëheqjen shpirtërore të një personaliteti të ngrohtë dhe energjik si Imzot Dodaj, kisha katolike shqiptare do të ketë një rol të patjetërsueshëm për një të ardhme më të mirë dhe të begatë për kombin tonë.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?