Gazment Bardhi: Nëse Gjykata i jep të drejtë, do e njoh Sali Berishën si kryetar të PD!

Aktualitet Intervista Politike Te tjera

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi është shprehur mbrëmjen e sotme se nëse gjykata i jep të drejtë Sali Berishës, ai do ta njohë atë si kryetar të PD. Bardhi këmbëngul se Berisha e ka marrë peng partinë dhe nuk është alternativë.

Nëse gjykata i jep të drejtë Berishës unë do e njoh si kryetar, por do ta them gjithmonë që ka marrë peng PD dhe nuk e bën alternativë pushteti. Basha nuk ka përjashtuar askënd. Nuk mund të akuzohet si autokrat.

Berisha duhej të ishte larguar në 20 maj. Ai e kupton shumë mirë seç do të thotë një parti në konflikt me faktorin ndërkombëtar. Në ka një njëri që kupton pasojat e kësaj është Berisha”, ka thënë ai në emisionin “Drejt”. Më tej, Gazment Bardhi është shprehur se “me letra” ai është ende Sekretar.

“Nëse shkon sot merr një vendim se kush është sekretari i përgjithshëm i PD-së deri nën  2023 del se është Gazment Bardhi sepse unë jam zgjedhur. Jam zgjedhur me një mandat që përfundon për 4 vite si i zgjedhur. Jam shkarkuar për një gjë që nuk jam zgjedhur.

Në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit. Sot ka anëtarësisë së PD-së që kanë qenë përballë meje dhe me ta nuk bashkëpunoj kurrë”, tha deputeti i PD.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?