SHBA ndihmesë Ukrainës, i dhuron dronët “kamikazë” për të përballuar rusët

Bota

Departamenti amerikan i Mbrojtjes do të dërgojë dronë “kamikazë” në Ukrainë. Pentagoni po negocion me kompaninë AeroVironment, për 10 dronë të tipit
Switchblade 600, që janë të prodhuar enkas për shkatërrimin e dronëve.

Megjithatë AeroVironment nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për të dhënë ndonjë koment lidhur me këtë kontratë.

Më poshtë ju sjellim detaje të dronit “vrasës”, dhe çfarë dallimi mund të bëjë në luftën e Ukrainës.

Ekzistojnë dy versione të dronit kamikaz Switchblade: Switchblade 3400 dhe Switchblade 600. Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka konfirmuar në prill se Pentagoni do të dërgojë të dy variantet në Ukrainë.

Sipas Bloomberg, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të dërguar të paktën 700 dronë Sëitchblade në Ukrainë dhe të paktën 100 prej tyre besohet se tashmë kanë arritur në Ukrainë.

 

 

 

AeroVironment thotë se Sëitchblade 300 fluturon me shpejtësi prej 100 kilometra në orë dhe është i pajisur me kamera, sistem navigimi dhe ka lëndë shpërthyese që hedh në erë mjetet luftarake në momentin që ka kontakt fizik.

Mund të fluturojë deri në 15 minuta dhe të përshkojë mbi 10 kilometra para se të fillojë sulmin. Droni kamikaz përdorë sistemin GPS që jep koordinatat në kohë reale dhe i transmeton pamjet, deri në momentin që godet cakun.

Burimi(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?