Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj vëllezërve Marku

Aktualitet

Togat e zeza të Tiranë kanë pushuar çështjen në ngarkim të dy vëllezërve Marku, Sokol dhe Elson Marku. Prokuroria i akuzon këta dy shtetas se kanë vënë një pasuri prej 5 milionë eurosh në mënyrë të paligjshme, duke ju referuar aktivitetit kriminal.

Në janar 2021, Policia e Tiranës zhvilloi një operacion të madh ku në fokus ishte sekuestrimi i disa pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij Elson Marku. Dy vëllezërit nga Mirdita janë hetuar në Spanjë për trafik droge dhe dyshohet se jepnin para me fajde.

Mirëpo, Gjykata e kryeqytetit ka zhbërë operacion të njoftuar me bujë, duke vendosur këtë të premte të pushonte çështjen në ngarkim të dy vëllezërve. Edhe pasuria e sekuestruar prej 5 milionë eurosh është zhbllokuar, pasi ishte nën masë sekuestro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, ekzekutoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve pas një hetimi të filluar në vitin 2019. Janë kapur në total 18 mjete luzose, 10 pasuri të paluajtshme dhe 2 biznese.

Ai ka qenë një ndër protagonistët në protestën e banorëve të “5 Majit” në Tiranë, pasi shtëpia e tij ishte në mesin e shtëpive që do të shembeshin në atë zonë. Madje, Elson Marku ka qenë edhe në Komisionet e Kuvendit për këtë çështje.

Të dy vëllezërit kanë qenë subjekte dhe të Operacionit Forca e Ligjit, i njohur si OFL-ja. Sipas Prokurorisë së Tiranës, dy vëllezërit dyshohet se fshehin dhe pasuri të tjera që mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Mirëpo, Gjykata e Tiranës pasi ka parë dosjen e organit të akuzës ka vendosur që çështja të pushohet, hetimet të ndalen dhe të hiqet sekuestro e vendosur mbi pasuritë e Sokol dhe Elson Markut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?