Fituesit e Eurovisionit shesin kupën, paratë ia dhurojnë ushtrisë për të blerë dronë

Bota Show

Grupi Kalush Orchestra e shiti trofeun që e fitoi si përfaqësuese e Ukrainës në Evrovizionin e këtij viti, në një ankand bamirësie për 900 mijë dollarë.

Paratë do të përdoren për të blerë tre dronë për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Miq, jeni të mrekullueshëm! I jemi mirënjohës secilit prej jush që dhuroi fonde për këtë ankand, dhe veçanërisht ekipit të Whitebit që bleu trofeun për 900.000 dollarë dhe tashmë janë bërë pronar i tij.

Lavdi Ukrainës! Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në profilin e këtij grupi në Facebook.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?