Grupi i PD vendosi të mos nxjerrë kandidat në raundin e tretë

Aktualitet Politike

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar, të thirrur nga kryetari, Enkelejd Alibeaj.

“Sugjeroj qe s’ka asnjë arsye te marrim pjese. Ata thyen marrëveshjen.”, tha ai.

Siç duket të njëjtin qëndrim kanë mbajtur deputetet Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

“Rama do ta vendosë vetë Presidentin. Ne mbajtëm qëndrim korrekt. Tani e pas s’kemi asnjë arsye të vazhdojmë. Duhet t’i japim fund pjesëmarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit.”, tha Bardhi. Ndërkohë, Tabaku shtoi se qëndrimi i grupi ishte dinjitoz.

“Grupi diskutoi dhe mbajti një qëndrim dinjitoz. Ne u qëndrojmë parimeve. Rama tregoi qe edhe këtë here nuk ju qëndron marrëveshjeve”, tha ajo.

Diskutimi në grup

Enkelejd Alibeaj: Sugjeroj qe ska asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marreveshjen

Gazmend Bardhi: Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.

Jorida Tabaku: Duhet ti japim fund pjesemarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marreveshjeve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?