Çuçi: I treguam botës që kemi kapacitete për të menaxhuar evente të tilla

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me finalen e Conference League që u mbajt dje në Tiranë, ku Roma fitoi trofeun përballë Feyenoordit.

Përmes një reagimi, Çuçi theksoi se kjo finale shkoi më së miri, ndërsa sipas tij Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.

REAGIMI I ÇUÇIT
Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla. Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre. Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?