“Policë të droguar dhe vrasës”, Sali Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen, pas ngjarjeve të djeshme ku u përfshinë 2 efektivë policie.

Berisha i referohet vrasjes së efektivit Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludian Zaimi, pasi ky i fundit e qëlloi 6 herë me armën e shërbimit brenda ambienteve të Komisariatit nr.3. Ngjarja tjetër ka të bëjë me plagosjen e e 64 vjeçarit Murteza Lika në Kombinat, i cili u plagos me armë zjarri nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla, i cili ishte në gjendje të dehur.

Sipas Berishës, këto ngjarje tregojnë drogimin dhe degradimin e Policisë së shtetit.

Postimi i Sali Berishës:

Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne Kombinat!

Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe vrane nje polic e plagosen nje qytetar.

Keshtu, ne ambjentet e komisariatit nr. 3 polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatores tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.

Kurse ne Kombinat nje polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte probleme te paaftesise mendore.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit.

Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij.

Ndaj kerkoj dorheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditve me uniforme.sb

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?