Receta/ Tiramisu me luleshtrydhe

Gatime

Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr luleshtrydhe
200 gr sheqer (50+150 gr)
1 limon
3 vezë

Pak liker
500 gr mascarpone
400 gr biskota “Savoiardi”

Përgatitja

Luleshtrydhet i presim në kubikë, u shtojmë lëngun e gjysmës së limonit, 50 gr sheqer dhe lëkurën e limonit dhe i lëmë të nxjerrin lëngun.
Sheqerin tjetër e rrahim me 3 të verdhat e vezëve deri sa të bëhet shkumë. Shtojmë mascarponen dhe e trazojmë të lidhen mirë bashkë.
Rrahim të bardhat e vezëve dhe ia shtojmë kremit me 3 doza. Kullojmë luleshtrydhet dhe te lëngu ngjyejmë biskotat.
Shtrojmë shtresën e parë, kremin, shtresë tjetër me biskota krem dhe nga lart luleshtrydhe e kulluara

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?