Një anije italiane është mbytur në orët e vona të mbrëmjes në brigjet e Barit.
Sipas medieve italiane, anija ishte nisur nga Ancona dhe kishte destinacion Shqipërinë.
Deri më tani raportohet për një viktimë dhe 7 persona të zhdukur. Shkak për fundosjen e anijes është bërë moti i keq, i cili ka shkaktuar dallgëzim të lartë në det.
Skafet patrulluese të Rojës Bregdetare të Barit po hasin me vështirësi në vendin e fundosjes së anijes për shkak të erës shumë të fortë.
Total 0 Votes
0
0