SPRINT NEWS ALBANIA

ShkrimeTe tjera

Nga Zhaneta Barxhaj/ Emigranti dhe ne

Këtë shkrim e kam për të gjithë ata shqiptarë, që jetojnë jashtë trojeve dhe i quajmë diaspor! Nuk do të isha ulur të shkruaja për këtë temë, nëse nuk do më kishte çuditur deri në habi dikush, që kërkonte mirënjohje nga shqiptarët, për faktin se ka dërguar para në SHTEPINE e vet, e theksova këtë të fundit, për të bërë diferencën, mes të ndihmuarit ekonomikisht vëllain, motrën etj, dhe kur ndihmon me dhurime vendin për një kauzë, siç ishte rasti i tërmetit psh, ku spikatën emigrantët e kosovës më së shumti. Dhe për këtë kërkojnë mirënjohje. Dua t’i them kësaj zonje, mendimin e një emigranti të kthjellët ( të më fali, se nuk ia kujtoj emrin) i cili në një status para disa kohëve shprehu një të vërtet të madhe. Ne tha zotëria, jemi tradhëtarët e vërtet të atij vendi, se me reminitancat dhe ndihmat që u japim familjarëve atje, u kemi hequr përgjegjësinë qytetare, sepse në fund të muajit ata e kanë të siguruar bukën dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për të ardhmen e tyre. Sepse dihet njeriu ka tjetër reagimi kur i shkon thika në kockë. Pra, ushqyen pasivitetin, dembelizmin dhe papërgjegjshmërinë sociale.
Dhe një tradhëti tjetër është ardhja e organizuar për votime nga aksh parti, pa e ditur realitetin dhe pa u kërkuar njëherë llogari, dhe këto pasoja kanë rënë mbi ne si qysqi. Tani, le të kthehemi edhe njëherë te mirënjohja që kërkojnë, apo te ideja që duhet t’i shohim si zot, për statuset nga larg që na udhëzojnë si të sillemi. Më thotë zonja që ka qenë pjesmarrëse në protestën e studentëve dhe u zhgënjye, dhe plot mirësjellje ( duke menduar që është një njeri normal, jo delirante), i them imagjino ne që zhgënjehemi tash 30 vjet. I them që diaspora duhet të jetë me ne për disa arsye thelbësore: 1)Duke qenë se nuk punojnë këtu, janë të pashantazhueshëm për bukën e gojës, si shumë nga ne. 2)Të qënit larg tepsisë i bën të mos vrapojnë pas interesave politike të postit. 3)Vendet nga vinë duhet t’i kenë veshur mendësitë e tyre me kulturë dhe mendësi tjetër qytetarie dhe lirie. 4)Sigurisht, këtij vendi i kanë ikur e po i ikin bijtë më të mirë, e na duhet ndihma dhe të qenit të gjithë bashkë. Përgjigjia absurde zgjidhini vetë, se asnjë vend nuk kërkon ndihmën e emigrantëve ( pasi pak më parë mburrej e kërkonte mirënjohje më la pamend, dhe kuptova që po flisja kot për një cop mishi). Atëherë m’u kujtua diaspora rumune ( një vend i varfër edhe ky), që u kthyen të gjithë për të protestuar për një ligj, se për demokracinë dhe lirinë ata të varin. Pra, nuk erdhën si inspektor për pushime dhe gjatë kësaj kohe të na japin mend si duhet të sillemi.
Më kujtoi kjo zonjë ( i them kështu për etikë) edhe një herë mirënjohjen e thellë dhe dashurinë, për ata burra të nderuar, që nga Skënderbeu deri te Ismail Qemali, që lanë vendet, postet interesat dhe erdhën në ndihmë të vendit, duke na dhuruar këtë cop të bekuar që të gjithë e quajmë atdhe. Imagjinoni sikur për një moment ata të kishin menduar, zgjidhini ju që jeni aty. Nejse, kam një falenderim për të gjithë ata shqiptarë emigrant, që i kemi ndier pranë në çdo moment, që na mbështesin, që nuk na gjykojnë sepse i kuptojnë fare mirë vështirësit që hasim ne, në këtë shoqëri të zhytur në injorancë dhe babëzi. Do doja sigurisht që të gjithë të ishin me ne dje, se sigurisht çdo gjë do shkonte ndryshe. Duhet të kuptojmë që ne jemi një komb kudo që ndodhemi dhe çdo lloj ndihme e japim për atdheun dhe ai na është mirënjohës nëse do ja zbardhim emrin. Se vërtet të mirat i kemi veç e veç, por turpin dhe njollat e rrënimit i kemi bashkë.
Kudo që të vemi do na pyesin nga je ti? Dhe ky atdhe na përfaqëson të gjithëve dhe të gjithë të bejmë aq sa mundemi, për ta ndërtuar e pēr t’u ndier krenar! Ju jeni një pjesë e madhe që i mungon këtij vendi dhe ikja që nga ‘90 e këtej e forcës më vitale i ka dhënë fuqi të ligës. Ne që jemi këtu e patë dje sa jemi, një grusht… e ndaj mos na rëndoni me gjykimet tuaja të paktën. Por, unë ndihem krenare që jam munduar, aq sa kam mundur, kudo ku jam me shembullin dhe fjalën time, t’u mësoj njerëzve dinjitetin dhe dashurinë për lirinë, duke u përballur me gjithë vështirësitë, që vetëm ata që jetojnë këtu mund t’i kuptojnë. Qëllimi i bandave të veshura me politikë kërkon të na përçaj, por ne i përkasim njëri – tjetrit dhe vendi na përket ne… kjo aksiomë duhet të kthehet në refren për gjithëkënd. Feja e shqiptarit nuk është partia, feja e shqiptarit është shiptaria.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?