Juria shqiptare i dha Italisë 12 pikë. Ja sa vota mori Serbia nga qytetarët

Kulture

Juria shqiptare i dha Italisë 12 pikët maksimale në votimin e Eurovision 2022. 

Në prezantimin e pikëve nga Andri Xhahu i RTSH-së, rezultoi se kënga italiane “Brividi” të Mahmood & Blanco mori numrin më të madh të votave nga Juria jonë. 

Në vend të dytë të festivalit europian që u zhvillua në Torino të Italisë, nga juria shqiptare u rendit Britania e cila mori 10 pikë dhe në vend të tretë Suedia me 8 pikë, ndërsa Ukraina u votua e katërta nga Juria, që përbëhej nga Aulon Naçi
Ermira Alliu, Kamela Islamaj, Marsela çibukaj, dhe Roberto radoja. Juria shqiptare nuk i dha asnjë pikë Serbisë.

Ndërsa publiku shqiptar sipas të dhënave zyrtare, vlerësoi Greqinë me pikë maksimale 12, Ukrainen me 10 dhe Italinë me 8 pikë. Serbia u votua nga shqiptarët me 3 pikë. Poshtë tabela zyrtare nga Eurovizioni.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Pikët e Shqipërisë

Italia 12

Britani 10

Suedia 8

Ukraine 7

Holande 6

Spanje 5

Armeni 4

Azerbaixhan 3

Belgjikë 2

Portugali 1

Screenshot 2022 05 15 12.07.46 Am

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?