Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të pedagoges Haxhiymeri

Aktualitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson pikëllues lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së njohur Edlira Haxhiymeri.

Meta shkruan se ajo ishte një personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike dhe se do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare

“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.
Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare. Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!”, shkruan Presidenti Meta.

Meta Fb
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?