Publikohet mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Vladimir Putinit

Bota

Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi sot një letër nga udhëheqësi Kim Jong Un drejtuar homologut të tij rus Vladimir Putin, duke uruar Rusinë me rastin e festës së saj të Ditës së Fitores.

Rusia festoi dje 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste me një paradë ushtarake masive në Moskë më 9 maj. Putini, i cili më parë ka thënë se pushtimi i Ukrainës ishte i nevojshëm për të ” denazifikuar ” vendin, mbajti një fjalim duke mbrojtur agresionin rus kundër Ukrainës si një përgjigje “e detyruar ” ndaj politikave perëndimore.

“Populli rus arriti një fitore të madhe në luftën e drejtësisë që shkatërroi fashizmin, i cili kërcënoi fatin e njerëzimit, duke treguar heroizëm dhe sakrificë të jashtëzakonshme”, shkruante Kim në letrën e tij.

Kim tha gjithashtu se shpreh “solidaritet për arritjet e popullit rus” që në thelb synojnë “eliminimin” e kërcënimeve politike dhe ushtarake të paraqitura nga “forcat armiqësore” dhe “të mbrojnë dinjitetin, paqen dhe sigurinë e vendit”, duke shtuar se “marrëdhëniet miqësore janë strategjike dhe tradicionale” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe se do të “forcohen edhe më tej… me kërkesat e kohës”.

 

 

 

Koreja e Veriut ka mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës që prej fillimit të saj ndërsa media e saj shtetërore ka lëshuar disa deklarata që nga shkurti duke dënuar Perëndimin për ndërhyrjen ose shkaktimin e luftës.

  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?