Propozimi i Erion Braçes: Policia të mbledhë “kartonat” për parkimin e makinave të deputetëve

Aktualitet

Deputeti socialist Erion Braçe, reagon përsëri për aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në Tiranë. Ai kërkon barazi ligjore, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit që të mbledhë “kartonat” që vendosen në makinat e deputetëve dhe ju garantojnë atyre parkim.

Sipas Braçes, këto tabela i ka sot çdo lloj rrugaçi e biznesmeni dhe janë të paprekshëm. “Do jete nje akt i vlefshem per ligjshmerine e barazine ne rruge, sigurine e te gjitheve”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i plotë i deputetit të PS:

Na duhet ligjshmeri e barazi ne rruge! Dua qe aksidenti i djeshem te mos harrohet brenda tre diteve; Natyrisht duhet DREJTESI per ate qe shkaktoi dje aksidentin e tmerrshem.

Por duhet te shkojme pertej; Na duhet ligjshmeri e barazi kur levizim e parkojme ne rruget e ketij qyteti. Vetem keshtu vjen siguria!

Atehere, a ka mundesi qe policia e shtetit te dale e te mbledhe TABELAT qe medemek duhet ti garantojne deputeteve parkim rreth ambjenteve te KRYESISE SE KUVENDIT e SALLES SE SEANCAVE PLENARE, por qe i disponon cdo lloj rrugaci, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me te cilen ka fituar nje status te paprekshmi ne rruge?!

Do jete nje akt i vlefshem per ligjshmerine e barazine ne rruge, sigurine e te gjitheve!

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?