AktualitetPolitike

Kryemadhi flet për një histori të fshehtë të Dvoranit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur takimin me gjimnazistët i Tiranës, për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama për fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

Ajo ka akuzuar Ramën se ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive.

“I përgjigjem kryeministrit për akuzat e bërë nga Asambleja. Është nder për mua që me 18 vjeçarët i përgjigjem një njeriu shumë të vjetër në mendime dhe shumë destruktv për të ardhmen e Shqipërisë.

Zoti Rama e di që Dvorani ka një histori të fshehur. Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive. Por kjo nuk prishet sepse ekziston diku.

Rama kërcënoi SPAK-un, por duhet të tërheqë të gjithë drejtorët që mos të rrinë poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK. Duhet të tërheqë të gjithë policët e korruptuar që prishin aksionet e policisë. Ajo që po ndodh në rajone me të rinjtë shqiptarë është e tmerrshme.

Më shumë se çfarë u ka bërë shqiptarëve që i ka dënuar për 10 mijë se nuk paguanin dot energjinë elektrike, nuk ka ç’u bën më shumë.

Duhet të lërë SPAK të thërrasë Veliajn pse ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak.

Të ndalojë lobimin me lekët e shqiptarëve.

Rama shkumëzonte sot, sepse është SPAK në provë. SPAK duhet të tregojë nëse investimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë është i vlefshëm , apo nëse sistemi i drejtësisë ka rënë”, tha Kryemadhi.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania