Edi Rama i përgjigjet Arben Krajës: Nuk i heq asnjë presje deklaratës për SPAK! I shkoi pas avazit Ilir Metës

Aktualitet

Edi Rama i përgjigjet menjëherë shefit të SPAK Arben Kraja, i cili pak minuta më parë reagoi për akuzat që kryeministri i bëri në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste. Kraja u përgjigj se SPAK merrej me kallëzime dhe jo me deklarata politike.

Për këtë ka reaguar përsëri, tani, kryeministri Rama, i cili thotë se nuk i heq asnjë presje deklaratës së tij për Prokurorinë Speciale, sepse i shkoi ” pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!”

“Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!

Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin”, shkruan Rama në Twitter.

“SPAK punon me kallëzime jo me deklarata politike”.

Kështu iu përgjigj kreu i SPAK, Arben Kraja interesit të Euronews Albania lidhur me akuzat e lëshuara nga kryeministri Edi Rama për institucionin që ai drejton.

“Kam thënë që nuk asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo deklarata politike”, tha Kraja.

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, Kryeministri Edi Rama u tregua shumë kritik ndaj punës së SPAK, të cilën e cilësoi tallje të madhe me shqiptarët.

Rama tha se SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend, ndërsa paralajmëroi se durimit të qeverisë lidhur me këtë situatë po i vjen fundi

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?