SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

U tha se do të ishin 1800, ja sa delegatë janë sot në Kuvendin Kombëtar të PD (FOTO)

Partia Demokratike ditën e sotme në Pallatin e Kogreseve është duke zhvilluar Kuvendin Kombëtar. Më herët u bë me dije se 1800 delegatë nga e gjithë Shqipëria do të merrnin pjesë në këtë event të rëndësishëm për PD.

Ky Kuvend pritet që të vendosë edhe mbi datën e re në të cilën anëtarësia do të thirret për të zgjidhur kryetarin e ri të demokratëve. Prej javësh, demokratët janë përfshirë në një proces të rinovimit të institucioneve në bazë, që duhet të përfundojë deri në Kuvendin e 30 prillit.

Në të gjitha degët e Partisë Demokratike janë zhvilluar zgjedhje për kryetarët e rinj, të cilët gjithashtu pritet të jenë të pranishëm në punimet e Kuvendit Kombëtar. Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka thënë dy ditë më parë se priten dhe ndryshime të tjera.

Më herët ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Pallatit të Kongresëve tha falenderoi demokratët dhe më pas ka vazhdoi në pjesën brenda. Ish-kryeministri e quajti ditën e sotme “ditë të një rëndësie të madhe”.

“Sekretariati teknik për numrin e delegatëve prezentë në sallë. Jo nuk është 5004, atëherë të nderuar pjesëmarrës pas raportimit e verifikimeve rezulton se prezent janë 1425 delegatë. Duke qenë se numri i përgjithshëm i delegatëve është në total 1838, duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur anëtarë aktualë të këshillit kombëtar, dhe prezent në sallë janë më shumë se gjysma, pra më shumë se 920 delegatë deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe aftësinë vendimmarrëse të tij. Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt”, pohoi ai.
Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?