Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj tha se në këtë parti të gjithë po presin rikthimin e Ilir Metës, pas përfundimit të mandatit të presidentit më 24 korrik.
Në një intervistë për Ora News, ajo tha se besojnë se Meta do të kthehet në politik me energji të reja, ndërsa shtoi se kreu i shtetit do të ndez motorët e opozitës në një tjetër dimension.
“Patjetër që po e presim. Jo vetëm unë por gjithë struktura e LSI-së. Meta në këto 5 vite si president i Shqipërisë ka qenë i vetmi institucion që qëndroi dhe i bëri ballë një qeverisje që u gjend me të gjitha pushtet në dorë.
Falë detyrës së kryer mirë nga Meta ka pasur dhjetëra ligje të kthyera, beteja në Gjykatë Kushtetuese, mbrojtje të drejtave të qytetarëve, në kuptimin politik.
Në betejat që ka mbajtur Meta ka qenë gjithmonë fitimtar. Ne besojmë se ai do të kthehet në LSI-dhe politik me energji të reja. Politika shqiptare ka nevojë për aktorë të fortë dhe Meta është një peshë e rëndë që që do i ndez motorët e opozitës në një tjetër dimension”, u shpreh Kejdi Mehmetaj.