Rama: Parku Kombëtar do ketë aktivitete fitimprurëse”
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka pasur disa marrëveshje për Parkun Kombëtar të Butrntit, edhe gjatë kohës kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha
Rama nga foltorja e Kuvendit tha se PD ishte ajo që e mbushi Tiranën me kioska.
“E dini se kush është fondacioni? Apo ju ka zënë sytë lufta me Amerikën dhe çdo gjë amerikane ju duket problem? Fondacioni amerikan është një kontributor i rëndësishëm në procesin e vendit, me kohë dhe vakt. Është faktor dhe bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë. Ju nuk po akuzoni mes nesh, por po akuzoni se fondacioni amerikan, me qindra miliona dollarë, që janë kontribut i një grupi njerëzisht që jetojnë në SHBA, që mbledhin fonde për Shqipërinë, që nga pikëpamja ekonomike janë ok, na paska hyrë në një marrëveshje sekrete me qeverinë tonë për të hapur bare dhe restorante në Butrint! Për ju bari dhe restoranti janë e vetmja mënyrë se si e shihni konvertimin e politikës në para, pasi ju jeni ata që e mbushët Tiranën me kioska. Jeni të njëjtën, nuk ndryshoni fare. Kioskën e keni në kokë. Në momentin kur u futët në këtë kope, mbaroi, pasi kopeja luaj ka logjikën tuaj. Ju keni të gjithë moshën e atij të vdekuri që e dini për të gjallë. Të gjithë. S’keni asnjë dallim ju. Parku i Butrintit, sot falë punës që kemi bërë ne jo ju, falë kësaj marrëveshje, pasi prej vitesh, edhe në mbretërimin e dytë të të vdekurit që ju e kujtoni gjallë, ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vijuar të ecë puna në Butrint mbi bazën e asaj marrëveshje. Kanë qenë disa marrëveshje. Butrinti do të ketë dhe aktivitete fitimrurëse, nuk diskutohet, nuk është mëkat. Por do e shihni se për çfarë parashikohet se do të përdoren fitimet. Do të përdoren për Butrintin. Aq sa do jenë dhe ku do jenë. S’do jetë si parku Rinia. Ju keni si model parkun Rinia, jo model tjetër. Ne dimë se çfarë bëjmë, por ju nuk dini se çfarë flisni.”, tha ai.