Deklarata e Yuri Kim, Berisha: Do informojmë SHBA!

Aktualitet Politike

Pasi votoi sot për zgjedhjen e kreut të degës së Partisë Demokratike në njësinë numër 2 në kryeqytet, ish-kryeministri, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat, ku foli edhe për qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Berisha tha se në lidhje me ambasadoren Kim do të informojë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.

Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë, mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh lirisë. Ky është një akt individual, për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve”, tha Berisha.

Kim ditën e djeshme në një postim në “Twitter” shkroi pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha për ndërhyrje në procese gjyqësore se:

“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne të bëjnë pjesën tonë në luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO!

SHBA ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve që minojnë demokracinë, përbëjnë interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA”./Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?