Sport

Kupa e Italisë dhe titulli, Inter-Milan vlen sa një sezon

Inter-Milan, pas një përplasje të vazhdueshme në distancë në Serie A, këtë herë përballen ndërmjet tyre në një ndeshje teke, një sfidë ku në valle është një biletë për në finalen e Kupës së Italisë. Në të dy kampet përpiqen të zbusin pak rëndësinë e kësaj sfidë: “nuk është përcaktuese për fatet e titullit”, por fakt është që kjo sfidë mund të ketë një ndikim shumë të madh në aspektin psikologjik edhe për fatet e titullit.

Me daljen e Napolit nga gara, dy klubet nga Milano duket të vetme në këtë sprint final, pritet që të diskutojnë ndërmjet tyre titullin dhe Kupën, sigurisht që për këtë të fundit duhet të presin dhe çiftin tjetër Juventus-Fiorentina.

Inter që ndodhet i dyti në renditjen e Serie A, por të vetëdijshëm se mund të jenë të parët, pasi kanë për të rikuperuar edhe ndeshjen kundër Bologna, zbresin sot në fushë me vetëm një objektiv, të fitojnë.

Milan, luan për dy rezultate, të fitojë ose të marr një barazim me gola, pasi në Kupën e Italisë qëndron në fuqi goli në fushën kundërshtare. Pasi të kenë mbyllur llogaritë me këtë derbi, si do të jetë përfundimi, dy rivalët e përjetshëm do të s’postojnë betejën e tyre në Serie A por të siguruar titullin kampion.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?