Rajoni

Aktori serb kërcënon me vdekje presidentin Vuçiç

Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat së bashku me policinë dhe Agjencinë për Informim të Sigurisë për të identifikuar autorin e kërcënimit me jete ndaj  Presidentit të Republikës së Serbisë.

Urdhri është lëshuar pasi Nikola Svetozarevic, i cili prezantohet si një aktor dhe kompozitor amator, ka postuar një video në rrjetin social Instagram në të cilën bën thirrje për vdekjen e presidentit serb Aleksandar Vuçic.

“Kërcënimet skandaloze me vdekje ndaj Presidentit të Republikës nuk do të tolerohen dhe do të sanksionohen në përputhje me ligjin”, tha prokurori i lartë publik në Beograd, Nenad Stefanovic.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania