Milan në shitje, kompania 40 miliardë dollarëshe nga Lindja e Mesme kërkon ta blejë

Sport

Milan është i pari në Serie A, por në shitje. Sipas l’Equipe, fondi Elliott po përgatit shitjen e klubit kuqezi. Dhe duket se tashmë ka një blerës. Bëhet fjalë për fondin 40 miliardë dollarësh nga Lindje e Mesme, Investcorp, i cili është i vendosur në Bahrein

Gjithsesi, UEFA po ndjek me vëmendje operacionet financiare, që lidhen edhe me klubin e Lille në Francë. E themeluar në vitin 1982, Investcorp është kompani menaxhuese globale i produkteve të investimeve alternative, e specializuar në kapitalin privat, pasuritë e paluajtshme, kreditë, strategjitë e kthimit absolut, zotërimet e mjekëve të përgjithshëm dhe infrastrukturën.

Më 31 dhjetor 2021, Investcorp Group kishte 40.4 miliardë dollarë. Duket një kompani e fortë, e shëndoshë financiarisht, por UEFA ka dyshimet e veta, pasi Investcorp operon edhe në vende si ishujt Kajman, ku është e pamundur të kontrollosh veprimet financiare. Nga drejtuesit e Milan nuk ka asnjë reagim. Duket se kupola kuqezi është e fokusuar në luftën për titullin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?