Juve vihet në lëvizje, ikën Morata, në Torino zbarkon një tjetër serb

Sport

Në Torino, fill pas humbjes me Inter, që praktikisht i nxori nga gara për titull, kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri. Lëvizja e radhës në dalje, pas Dybala, është ajo e Alvano Morata, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur të mos blejnë kartonin e spanjollit. Morata kthehet në këtë mënyrë tek Atletico Madrid por nuk pritet të qëndrojë gjatë pasi për të interesohet Arsenal

Morata

Në hyrje objektivi kryesor është kthyer Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në Torino, për tu bashkuar me mikun e tij Vlahovic. Pavarësisht se ka një kontratë me Lazio deri në 2024, ky shihet sezoni i fundit që Savic qëndron në kryeqytet.

Juve

Kartoni i tij vlerësohet me 80 milionë euro, shifër që Juve nuk dëshiron ta paguaj cash por do të përpiqet të fus në negociata ndonjë lojtarë për të ulur kostot e këtij operacioni. Ky opsion nuk i pëlqen shumë Lotitos, preferon para në dorë, fundja për Milikovic-Savic interesohen edhe klube si PSG dhe Man.United por në këtë pikë kapet ngushtë nga vetë lojtari që preferon të vesh fanellën bardhezi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?