Operacioni i madh në Tiranë, Prokuroria firmos 22 urdhër-arreste

Aktualitet

Një operacion i madh i drejtuar nga Prokuroria e Tiranës është duke u zhvilluar në këto momente në kryeqytet. Mësohet se organi i akuzës ka firmosur 22 urdhër-arreste për persona të përfshirë në kontrabandën e mallrave. Deri tani janë ekzekutuar 14 urdhër-arreste.

Neësbomb.al mëson se ky operacioni sotëm është vazhdim i atij të nisur disa muaj më parë në Tiranë, ku u arrestuan në kushtet e flagrancës gjashtë administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme, i koduar “ FAST DELIVERY”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit, shkruan newsbomb.al.

Operacioni në Tetor 2021

Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me autoritetet doganore, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjslacionit përkatës.

Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • 6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;
  • 300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)
  • shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Pamje nga operacioni i vitit 2021
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?