Zbulohet arsenal armësh në afërsi të kufirit greko-shqiptar
Policia greke zbulon arsenal armësh në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Arsenali i armëve është zbuluar në vendin e quajtur Loridha, Sajadhë në Igumenicë.
Operacioni është zhvilluar pas informacionit që i ka dhënë policisë së Igumenicës policia e Janinës dhe dedektivi privat Jorgo Tsukali.
Janë sekuestruar 3 armë zjarri kallashnikov, rreth 250 fishekë si dhe 15 kallëpe tritoli. Detaje të tjera pritet të bëhen me dije nga policia greke në orët në vijim.
Total 0 Votes
0
0