Fanella e Maradonës nis në ankand me 5 mln euro

Sport

Dalma, e bija e Diego Armand Maradonës, hodhi dyshim rreth fanellës së të atit, e cila do të dalë në ankand në “Sotheby’s” nga 20 prilli deri më 4 maj. Familja e legjendës së Napolit, në veçanti vajza e tij Dalma, u deklaruan të enjten për këtë çështje.

Ata thanë se fanella në zotërim të ish-mesfushorit Steve Hodge nuk është ajo me të cilën Maradona shënoi dy golat historikë, në ndeshjen epike të “Meksikë 1986” mes Argjentinës dhe Anglisë. Shtëpia britanike e ankandeve u përgjigj të premten, duke konfirmuar vërtetësinë e fanellës “Mano de Dios”.

Melica Khansari, zëvendësdrejtoresha e “Sotheby’s” iu përgjigj Dalmës me një deklaratë për “The Athletic”: “Është e vërtetë që Maradona veshi një fanellë të ndryshme në pjesën e parë, por ka dallime të qarta me atë të veshur gjatë golave.

Përpara se ta nxirrnim në shitje këtë fanellë, ne bëmë një analizë të gjerë dhe të zellshme shkencore mbi uniformën për t’u siguruar që ishte ajo e veshura nga Maradona kur shënoi dy golat. Ne kishim punësuar një kompani të jashtme, Photomatch, për të analizuar dhe krahasuar kompletin me fotot e ndeshjes, duke konfirmuar kështu vërtetësinë e saj.

 

 

 

Rezolucioni Photomatching, duke ekzaminuar detaje të tilla si patch, vija dhe numërimi, ishin në gjendje për të deklaruar se uniforma është ajo e veshur nga Maradona, kur shënoi golin e shekullit, të quajtur ndryshe “Mano de Dios”.

ANKANDI – Fanella që Diego Armando Maradona veshi kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, mbajtur në Meksikë, duke shënuar një gol me dorë dhe një tjetër pasi kishte dribluar të gjithë mbrojtjen kundërshtare, do të dalë në ankand në internet (20 prill-4 maj).

Këtë e ka bërë të ditur kompania “Sotheby’s”, duke vendosur një çmim fillestar prej 4 milionë paund (mbi 5 milionë euro), por duke treguar edhe mundësinë që për një trashëgimi të tillë shuma të shkojë deri në 6 milionë paund, diku rreth 7 milionë euro.

Për më shumë se 35 vite, kjo fanellë blu e Argjentinës, me numrin 10, ishte në pronësi të ish-mesfushorit anglez, Steve Hodge, i cili e mori nga “Pibe de Oro” në fund të asaj ndeshjeje, që hyri në histori për “Mano de Dios” dhe njihet si goli i shekullit. Finalja e atij Botërori, e fituar nga argjentinasit 2-1, u luajt në stadiumin “Azteca” më 22 qershor 1986.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?