Afera e incenerarorëve, ndër më të akuzuarat në Shqipëri, për të cilën janë vënë në pranga një ish-deputet dhe një ish-ministër i Ramës, por akuzat nuk janë ndalur edhe për zyrtarë të tjerë të Qeverisë.
Një ndër personat e akuzuar shpesh në media, është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi.
Bëhet fjalë për tre kontrata koncesionare, 178 milionë euro, ku vendimet janë marrë në Këshillin e Ministrave.
Në Këshillin e Ministrave, aty ku në dhjetor të 2014-ës, brenda ditës u firmosën nga 9-14 vendime. Institucione që përgjigjeshin me “shpejtësinë e erës”. Gjithçka zigjidhet me “çelësin e artë”.
Pra, 9-14 vendime qeverie brenda dite. E në fakt, për ata që e njohin ligjin dhe si funksionon ekzekutivi, personi përgjegjës që mbledh dokumentacionin dhe i kalon ato në mbledhjen e Qeverisë, është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dhe ky është Engjëll Agaçi.
Dhe deri tani duket se nga drejtësia nuk ka ende asnjë veprim ndaj Agaçit.
Por, çfarë ndodh në vendin fqinj me Shqipërinë, në Maqedoninë e Veriut.
Sot mediat kanë raportuar arrestimin e homologut të Engjëll Agaçit, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri është arrestuar, pasi Gjykata Themelore i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Zekiri akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me dyshimet për abuzim lidhur me një kontratë për shërbime konsulence. Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi masën e paraburgimit pasi sipas komunikatës së Gjykatës, “ekziston rreziku i arratisjes, zhdukjes të gjurmëve apo ndikimit të dëshmitarëve, si dhe rrezikut që ai të përsërisë veprën”.
Por, ndërsa homologu i tij në Maqedoni është vënë në pranga për shpërdorim detyre, Engjëll Agaçi vijon të jetë i lirë, ndërkohë që është akuzuar për inceneratorët, për 14 vendime brenda dite.