Gjykata e Apelit ka pranuar shqyrtimin e padisë së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj

Aktualitet Politike

Gjykata e Apelit ka pranuar shqyrtimin e padisë së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për prishjen e vendimit të Shkallës së Parë që njohu statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Vendimi i dhënë nga gjykatësi Agron Zhukri njeh ndryshimet statutore të iniciuara nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe e bën Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike drejtues të kësaj force politike.

Alibeaj kërkoi nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit, duke kërkuar pushimin ose kthimin për gjykim me një tjetër trupë gjykuese.

Alibeaj dhe disa prej mbështetësve të Lulzim Bashës, kanë akuzuar publikisht gjyqtarin Agron Zhukri për konflikt interesi pasi bashkëshortja e tij kishte punuar si këshilltare për ish-kryeministrin Sali Berisha, fakt që është pranuar dhe nga vetë Zhukri.

Total 3 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?