Zhduket pa lënë gjurmë sekretarja në gjykatën e Lezhës, e cila është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Bëhet fjalë për shtetasen Klaudia Marku, e cila prej kohësh punonte në këtë institucion. Ka qenë bashkëjetuesi i saj, i cili ka denoncuar largimin e nënës së dy fëmijëve.
Paraprakisht dyshohet se gruaja është larguar për shkak të konflikteve në familje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera, ndërsa kanë filluar hetimet për gjetjen e Markut.
Total 0 Votes
0
0