Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analogji në lidhje me çmimin e naftës.
Ai rikthehet në vitin 2013, kur ka qenë në krye të qeverisë, ku asokohe sipas tij, në bursë nafta ka qenë 97 dollarë, ndërsa shton se në pikat e shitjes ka qenë 140 lekë.
Ndërsa sot, thotë ai, nafta në bursë është 97.2 dollarë dhe në Shqipëri po tregtohet me 228 lekë. Berisha dënon më tej këtë situatë që e konsideron si unike në Europë të krijuar nga korrupsioni qeveritar. Shqipëria sipas tij është vendi i vetëm në botë që takson mbi 1 euro 1 litër naftë.
Postimi i Sali Berishës:
Krahesojeni vete!
Nafta ne 2013 :
Ne burse 97$.
Ne Shqiperi 140 lek.
Nafta sot:
Ne burse 97,2$
Ne Shqiperi. 228 lek!
Denoj me ashpersine me te madhe kete situate unike ne Europe te krijuar nga babezia dhe korrupsioni qeveritar. Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote qe takson mbi 1 euro 1 liter nafte! sb